Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua këtë të martë me kreun e SPAK Klodjan Braho, të cilit i uroi suksese në marrjen e këtij roli të rëndësishëm dhe sfidues. Ambasadori Tarran ripohoi mbështetjen e fortë të Prezencës së OSBE-së për SPAK-un dhe rolin e tij kyç në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet demokratike të Shqipërisë.