Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është rikthyer të flasë për ngjarjet e 24 shtatorit në Kosovë dhe ka bërë thirrje që Prishtina dhe Beogradi të angazhohen në dialog. Duke konfirmuar mbështetjen për përfaqësuesin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ambasadori gjerman bëri thirrje që dy vendet të nisin me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në Shkurt dhe në Ohër në mars të këtij viti.