Selia e partisë më të madhe opozitare, ditën e djeshme, pa të ndodhte një situatë kaotike. Sali Berisha me mbështetësit e tij u fut brenda selisë me argumentimin se do të organizojë një mbledhje. Në fund të mbledhjes, zhvilloi një konferencë ku dhe paraqiti referendumin ku do votohej apo jo për shkarkimin e Bashës. Në të njëjtën kohë edhe Lulzim Basha zhvillonte një mbledhje në një tjetër zyrë brenda selisë.