Shqipëria merr presidencën e radhës së Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore. Për herë të parë, në Pallatin e Brigadave në kryeqytet zhvilloi punimet Asambleja Plenare e 22-të e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore. Në takimin e nivelit të lartë, ku të pranishëm ishin krerët e enteve rregullatore të vendeve anëtare të MNRA-së, presidenti i ERGA-s dhe AGCOM Itali, Giacomo Lasorella, përfaqësues të platformës së Facebook, Tik-Tok, përfaqësues nga UNESCO etj, diskutimet u organizuan në formën e paneleve dhe ëorkshop.