Altin Ndoci, i burgosuri i rrezikshëm që po gjykohej për masakrën e Bradasheshit në Elbasan është zhdukur pa gjurmë. Autoritetet nuk kanë asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e mundshme të tij, teksa hetimet janë shtrirë si administrative, ashtu edhe penale. Burime të Top News pohojnë se po hetohen disa elementë që ngrenë dyshimet për një arratisje të mirëmenduar, ku dyshohet se mund të ketë bashkëpunëtorë edhe nga radhët e policisë së burgjeve, apo stafit mjekësor të burgjeve.