Ka përfunduar pas dy orësh seanca në Apelin e Posaccëm Antikorrupsion në ngarkim të ish deputetit socialist Alqi Bllako, i cili ka ankimuar vendimin e shkallës së parë për dënimin e tij me 4 vite burg lidhur me inceneratorin e Tiranës. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm avokatët e Bllakos, si dhe vetë ky i fundit, i cili kërkoi pafajësi me argumentin se posti i tij nuk futet tek zyrtarët e lartë dhe nuk mund të ngrihet akuzë si një i tillë. Por, organi i akuzës i kërkoi shkallës së dytë të gjyqsorit që të qëndrojë në fuqi vendimi i GJKKO, sepse Alqi Bllako është funksionarë i lartë.