Deputeti socialist Alqi Bllako deklaroi nëpërmjet rrjeteve sociale se do të dorëzojë mandatin e deputetit për t’i hapur rrugën Gjykatës së Posaçme, të vijojë punën e saj pa pasur asnjë pengesë nga imuniteti i deputetit. Megjithatë kërkesa e Bllakos për dorëzimin e mandatit duket se nuk i ka kaluar kufijtë e një postimi në facebook.