Ilir Alimehmeti do i shkojë deri në fund betejës ligjore për të rinumërimin e votave preferenciale në qarkun e Tiranës, ku ai rezultoi të ishte kandidati i dytë më i votuar i Partisë Demokratike, por sërish ngeli jashtë dyerve të Kuvendit. Hapi i radhës është kolegji zgjedhor në gjykatën administrative të Apelit. Kërkesa në këtë organ kanë mbërritur edhe nga kandidati demokrat i Kukësit, Shkëlqim Shehu dhe partia e ballit kombëtar demokrat.