Deputetët e Partisë Demokratike zyrtare refuzojnë thirrjen publike të Ankelejd Alibeajt për mbledhjen e Kryesisë këtë të premte. Sipas deputetëve, Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i kryetarit të komanduar dhe nuk është kompetencë e tij të thërrasë Kryesinë. Kësisoj deputetët shprehen se kryesia do të mblidhet nëse do të ketë një njoftim zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, sikundër parashikon edhe Statuti.