‘Pazarxhinj politikë!’ Kështu i konsideron Metën dhe Berishën, kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Gjatë takimit elektoral në Laprakë, së bashku me kandidatin e demokratëve, Roland Bejko, Alibeaj u shpreh se qëllimi i Berishës është të zhdukë Partinë Demokratike, dhe të përdorë koalicionin me Metën si bunker antiamerikan në Shqipëri.