Dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës, u konsiderua një proces i zhvilluar në dhoma të errëta nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit, këtë të premte, refuzoi t’u bashkohej tryezave negociuese të iniciuara nga Partia Socialiste. Nëpërmjet tre letrave zyrtare në adresë të Taulant Ballës, Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës; Alibeaj u dërgoi negociatorëve qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike, qëndrim të cilin e bëri publik edhe për mediat.