Mallakastra perceptohet si bashkia e vetme ku Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka shanse reale fitoreje. Në këtë bashki, kryetari i autorizuar i PD-së zhvilloi ndalesën e radhës, për të prezantuar Agron Kapllanajn. Ndryshe nga fjalimet e mbajtura në bashkitë e tjera, Alibeaj në Mallakastër la mënjanë akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai kërkoi bashkimin e votave për Agron Kapllanajn, që sipas tij, bashkia tu rikthehet qytetarëve.