Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin e saj nëpërmjet të cilit I dha vulën e Partisë Demokratike, ish-Kryeministrit Sali Berisha. Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit thuhet se shkak për moslegjitimimin e Enkelejd Alibeajt si ankimues, pale në proces, është dorëheqja e Bashës. Sipas Apelit autorizimi për Alibeajn ka humbur fuqinë juridike, kur Lulzim Basha u dorëhoq.