Roland Bejko dhe Jonila Godole ishin dy nga emrat e propozuar nga kryesia e Partisë Demokratike, për të garuar për Bashkinë e Tiranës, përballë kryetarit aktual Erion Veliaj. Emri i Bejkos dhe i Godoles u propozon këtë të premte, në mbledhjen e kryesisë, të thirrur nga kryetari i komandur i PD, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit dhe një pjesë tjetër e anëtarëve, kërkuan që PD të dalë më 61 kandidatë për bashkitë e vendit më 14 maj.