Top News/ Aleksandar Vulin përsëri në Moskë / Takohet me shefin e spiunazhit të Putinit
16/10/2024 14:52

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, është takuar të mërkurën me drejtorin e Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës, të Rusisë, Sergey Naryshkin. Vulin dhe Naryshkin kanë diskutuar për përmirësimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes strukturave të sigurisë të Serbisë dhe Rusisë, tha Qeveria e Serbisë. Sipas deklaratës së qeverisë, Naryshkin vlerësoi "përpjekjet e zëvendëskryeministrit serb Vulin, i cili, duke kryer funksionet e ministrit të Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), ka ndikuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes shërbimeve serbe dhe ruse." Vulin, në anën tjetër, ka falënderuar shefin rus të spiunazhit për "partneritetin e besueshëm dhe gjithmonë të sigurt, si edhe për mbështetjen ndaj Serbisë”. Përveç takimit me Naryshkin, Vulin pritet të takohet edhe me zyrtarë të tjerë rusë, dhe do të marrë pjesë në një pritje të Ambasadës së Serbisë me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga pushtimi gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vulin konsiderohet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kremlinit në lidershipin serb. Ai u takua edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok, kur deklaroi se Serbia nuk është vetëm partnere strategjike, por edhe aleate e Rusisë. Në janar të këtij viti, Vulin u nderua nga presidenti i Rusisë dhe Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë. Vulin është në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, për lidhjet e tij me Rusinë dhe përfshirje në korrupsion gjatë kohës kur ishte në krye të BIA-s.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24