Top News/ Aleati i Putinit do mandatin e shtatë / Bjellorusi, zgjedhje ‘nën rrethim’, opozita bojkot
25/02/2024 14:24

Bjellorusia mban të dielën zgjedhjet parlamentare, që në mënyrë të dukshme janë të kontrolluara dhe nën masa të larta sigurie në qendrat e votimit, ndërkohë që opozita e vendit ka bërë thirrje të bojkotohen. Zgjedhjet e 25 shkurtit pritet të forcojnë pozitën e liderit autoritar të vendit, Alyaksandr Lukashenko. Vetëm katër parti, të cilat i mbështesin politikat e Lukashenkos, u lejuan të regjistrohen zyrtarisht për të garuar në këto zgjedhje. Dhjetëra partive të tjera nuk iu pranua kërkesa për t’u regjistruar vitin e kaluar. Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlanta Tsikhanouskaya, e cila tha se iu vodh fitorja kundër Lukashenkos në zgjedhjet e vitit 2020, i ka përshkruar këto zgjedhje si “farsë” dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre. “Nuk ka njerëz në fletëvotime të cilët do të ofronin ndryshime të vërteta, sepse regjimi i ka lejuar vetëm kukullat e përshtatshme për të, të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Tsikhanouskaya në një video nga Lituania, ku ajo po qëndron në azil që pas shuarjes brutale të protestave që nisën kundër rezultatit të zgjedhjeve më 2020. Kjo është hera e parë që mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Bjellorusi prej zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, kur Lukashenko mori mandatin e gjashtë. Më shumë se 35.000 njerëz ishin arrestuar gjatë protestave masive disamujore, të cilat u nxitën nga zgjedhjet kontroverse.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58