Ramzan Kadyrov, lideri autoritar i rajonit rus të Çeçenisë në Kaukazin Verior, i ka ndarë vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”. Medaljen ai e krijuar vetë në tetor të vitit të kaluar për të “nderuar çeçenët” që marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës, që këtë të premte shënoi njëvjetorin e nisjes. Në dekretin e nënshkruar nga Kadyrovit u tha se kushdo që e meriton këtë medalje duhet ta pranojë nga kryetari i rajonit.