Top News – Aleatët e Ukrainës takohen në Paris/Garancitë e sigurisë dhe ndihmat ushtarake në agjendë
27/03/2025 11:51

Rreth 30 liderë perëndimorë kanë mbërritur në paris për tu takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski e për të diskutuar se si të forcohet mbështetja ushtarake. Ata po ashtu do të shqyrtojnë përpjekjet për armëpushim dhe të vlerësojnë se çfarë roli mund të luajnë nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë. Samiti i tretë i atij që Franca dhe britania e kanë quajtur koalicioni i "të vullnetshmëve" mbledh së bashku liderë si kryeministri polak Donald Tusk, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe zëvendëspresidenti turk Cevdet Yılmaz. "Para së gjithash ne do të diskutojmë mbështetjen e menjëhershme për Ukrainën. Ajo duhet të vazhdojë sepse është e nevojshme të vazhdohet rezistenca," u tha presidenti Emmanuel Macron gazetarëve në një konferencë shtypi me Zelenskin. Macron u zotua për 2 miliardë euro të tjera mbështetje ushtarake franceze për Ukrainën dhe partnerët e tjerë mund të shpallin paketa të tjera ndihme gjatë ditës. Formati synon të krijojë një rol për Evropën në çdo bisedë për përfundimin e konfliktit. Ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk janë të pranishme, zyrtarët francezë thonë se rezultatet e samitit do të ndahen me administratën amerikane. Diskutimet do të fokusohen në atë se si të forcohet Ukraina ushtarakisht për të penguar sulmet e ardhshme dhe si të monitorohen armëpushimet e kufizuara mbi objektivat detare dhe infrastrukturën energjetike, siç u diskutua në bisedimet e udhëhequra nga SHBA këtë javë në Arabinë Saudite. Përpjekjet evropiane, të udhëhequra nga Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer, për të krijuar garanci sigurie për Ukrainën variojnë që nga dërgimi i trupave e deri në shqyrtimin e alternativave të tjera për shkak të kufizimeve politike dhe logjistike dhe perspektivës që Rusia dhe SHBA të kundërshtojnë planet e tyre.

Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17