Një raketë ruse ka lëshuar me sukses një satelit iranian në hapësirë. Ky lajm u bë i ditur në kohën kur Moska dhe Teherani po tentojnë të krijojnë lidhje më të forta, duke qenë se të dy vendet përballen me sanksionet e Perëndimit. Sateliti "Khayyam" është lansuar përmes raketës ruse Soyuz nga stacioni rus Baikonur në Kazakistan, tha të martën Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos.