Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar këtë të martë Deklaratën trilaterale për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Nënshkrimi u bë në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ai i Kosovës Ejup Maqedonci dhe ministri nga Kroacia, Ivan Anushiq. Në konferencën e përbashkët, ministri Vengu u shpreh se marrëveshja tripalëshe synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve si dhe të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.