Aleanca opozitare mes Berishës dhe Metës u konfirmua pa kaluar ende një javë nga përfundimi i mandatit presidencial të Ilir Metës dhe marrja e drejtimit të partisë që krijoi vetë dhe që i ndërroi emrin në “Partia e Lirisë”. Në konferencën e përjavshme me mediat, ish kryeministri Sali Berisha shpalosi axhendën e opozitës si dhe shtrëngimin e duarve me ish presidentin. Dosja e politikanit me iniciale I.M, që bashkëpunonte me ish sigurimin e shtetit, vuri në lëvizje Partinë Socialiste për ndryshime në kuadrin ligjor. Por, për Berishën kjo nismë nuk është gjë tjetër veçse lëvizja e radhës politike e Edi Ramës.