Aleancën jashtë qelisë mes Erjon Alibejt dhe Nuredin Dumanit i bashkonte interesi për hakmarrje ndaj Talo Çelës, por pavarësisht bashkëpunimit të tyre që çoi në përgjakjen e Elbasanit dhe të Durrësit për muaj me radhë, asnjëherë nuk i besuan njëri-tjetri. Mosbesimi vazhdon edhe pas hekurave. Dy të penduarit e drejtësisë u përballën me njëri-tjetrin në seancën e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme.