Ish zyrtarja e ministrisë së financave Alda Klosi, e cila u arrestua dy ditë më parë, nën akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe për deklarim të rremë, është shtruar në spital këtë të dielë. Mësohet se Klosi ka shfaqur probleme me tensionin në qeli dhe për këtë arsye ajo u transportua drejt spitalit, nën shoqërinë e policisë.