Prokuroria Speciale kërkon nga Gjykata Themelore që të detyrojë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti për tu paraqitur për marrjen e tij në pyetje si dëshmitarë, lidhur me çështjen nën hetim të rezervave shtetërore. Ka qenë Gjykata që ka konfirmuar se ka pranuar një kërkesë të tillë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe po e shqyrton atë. "Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata", thuhet në përgjigjen e Gjykatës.