Akuza të rënda I janë drejtuar kreut të qeverisë së Kosovës, kryeministrit Albin Kurti, nga numri një i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ish-kryeministër Ramush Haradinaj. Sipas Haradinajt, Albin Kurti është I rekrutuar nga Serbia dhe punon kundër Kosovës. Ai thekson se ky rekrutim ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë në burg në Serbi.