Në fjalimin prej 90 minutash në Kuvend, mes të tjerëve Kryeministri Edi Rama qortoi edhe Albin Kurtin për qëndrimin e mbajtur në raport me ndërkombëtarët sa i përket dialogut me Serbinë, planin franko-gjerman dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe. Rama tha se me qëndrimin kokëfortë ndaj partnerëve strategjikë, Albin Kurti viktimizoi Serbinë në procesin e dialogut dhe dobësoi Kosovën ndërkombëtarisht.