Pak ditë pas vizitës së shefit të CIA-s në Prishtinë, Kryeministri Albin Kurti shmang diskutimet për hapjen apo jo të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë…të paktën në publik. Kreu i Qeverisë së Kosovës u pyet nga gazetarët nëse ka ndonjë datë, apo afat të vendosur për ndërmarrjen e këtij hapi. Por, pyetja e gazetarëve mbeti pa përgjigje, pasi Albin Kurti e shmangu atë.