Vendet arabe kanë frikë se lufta e fundit e Izraelit me Hamasin në Gaza mund të shkaktojë një valë të re zhvendosjesh të përhershme nga toka ku palestinezët shpresojnë të ndërtojnë një shtet. Egjipti, i vetmi shtet arab që ndan një kufi me Gazën, dhe Jordania, e cila kufizohet me Bregun Perëndimor, kanë lëshuar paralajmërime kundër dëbimit të palestinezëve nga toka e tyre. Presidenti Sisi ka deklaruar se është e rëndësishme që palestinezët "të qëndrojnë të vendosur dhe të pranishëm në tokën e tyre".