Rreth mesditës së të enjtes, një telefonatë alarmoi Policinë e Shtetit. Telefonuesja, një vajzë e re denoncoi fillimisht se ishte dhunuar nga disa persona dhe për t’u ikur atyre ishte mbyllur vetëm në një dhomë në katin e tetë të një pallati në zonën e Astirit në Tiranë. Menjëherë pas telefonatës, forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, përfshirë këtu edhe forcat speciale RENEA.