Një prej dy vendimeve më të rëndësishme të NATO-s në Samitin e Brukselit ishte lufta kundër krimit kibernetik, që po rrezikon të gjithë botën, por që për Shqipërinë është edhe më e ashpër për mungesë të kapaciteteve. Në vitet e fundit, shoqëritë në të gjithë botën kanë bërë përparime të mëdha drejt kalimit në njëshoqëri të informacionit. Teknologjia e informacionit dhe komunikimit tani përshkon pothuajse çdo aspekt të jetës së njerëzve.