Fenomeni nordik i vetëvrasjeve tek të rinjtë, ka prekur edhe Shqipërinë. Në vetëm brenda një jave, janë shënuar 3 raste në vend. Autoritetet njoftuan se këtë të mërkurë, një 20-vjeçar është gjetur i vetëvarur në fshatin Gjonomadh në Korçë. Mësohet se kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët e kanë gjetur trupin e të riut të varur në pemë. 20-vjeçari dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa familjarët ishin në kërkim të tij prej disa ditësh.