Institutet hidrometeorologjike në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci kanë lëshuar një alarm të kuq moti për këtë të shtunë, për shkak të temperaturave të larta. Në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore Meteorologjike, popullata këshillohet të marrë masa paraprake në kushte të tilla moti.