Incidente janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Lezhë, mes përfaqësuesve të PS, PD dhe Koalicionit Euroatlantik. Ka qenë kandidati I PD, Gjin Gjoni, I cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar 7 zyrtarë të Bashkisë Lezhë e jo vetëm, për blerje votash. Ky postim ka bërë që ndaj Gjin Gjonit të nisë procedim në gjendje të lirë për ‘Shpifje’.