Padia ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe zëdhënëses për shtyp, Floriana Garo kanë çuar në Gjykatën e Posaçme këtë të enjte kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky I fundit ka paditur për shpifje Berishën dhe Garon, në lidhje me deklaratat e tyre se Taulant Balla është I përfshirë në vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan.