Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur të premten një aktakuzë ndaj shtetasit me inicialet Z.A mbi dyshimet për krime lufte ndaj popullatës civilë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky shtetas, që i përket nacionalitet serb, u arrestua më 7 mars, ndërsa një ditë më pas atij iu dha masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë.