Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 21 vite burg për Izet Haxhinë, i cili është dënuar nga gjykata e apelit për vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje e shënuar në vitin 1998. Vendimi u mor nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, të cilët vendosën rrëzimin e rekursit të bërë nga Haxhia.