Pas denoncimit të Monika Kryemadhit për favorizimin e vëllait të ministres Frida Krifca në lidhje me kompaninë e incerenatorëve, një studio ligjore kontaktoi me hashtag.al duke ofruar dokumentacion mbi këtë marrëdhënie. Ndërsa Kryemadhi publikoi një dokument Exel, ku figuronte pagesa prej 5 milionë lekësh të reja për vëllain e ministres nga firma e inceneratorit, studioja ligjore ofroi faturat origjinale tatimore, të cilat sugjerojnë një tjetër narrativë.