Gjykata Speciale u ka vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli. Sipas mediave të Kosovës, gjyqtari ka konstatuar se nuk kanë pushuar arsyet për ndërprerjen e kësaj mase. Arsyetimet mbeten të njëjta: ndikim në dëshmitarë dhe prova. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.