Top News – Akuzat e Speciales/ PDK refuzon pjesëmarrjen në Kuvend
11/11/2020 11:59

Pas paraqitjes së ish-kreut të saj, Kadri Veseli përpara Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Partia Demokratike e Kosovës njoftoi se nuk do të marrë pjesë për një javë në seancat dhe zhvillimet tjera të Kuvendit. Njoftimin e bëri deputeti i saj, Abelard Tahiri, i cili tha se PDK-ja nuk do të shkojë në seancën ku votohet ligji për rimëkëmbjen e shtoi se qeverisë i duhet reflektim. “Që nga pesë nëntori i këtij viti, Kosova dhe shoqëria jonë janë duke kaluar nëpër rrethana aspak të zakonshme. Që nga e hëna janë paraqitur si të akuzuar drejtuesit kryesorë të luftës sonë, ndër ta presidenti i Kosovës i zgjedhur nga ky kuvend, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ish-kryetar i Kuvendit për dy mandate, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe sot paraqitet shefi i grupit më të madh parlamentar, Rexhep Selimi”, tha ai. Tahiri shton se PDK-ja do të shtyjë prezencën e saj për një javë në seanca. “Ne si PDK kemi nevojë për reflektim. Për një jave, PDK nuk do të marrë pjesë në séance. Ky akt nuk lidhet me zhvillimet mbi drejtësinë, por me nevojën për sensibilizim. Ne na duhet reflektim dhe unitet”, tha Tahiri duke shtuar se besojnë në luftën e pastër të UÇK-së. Ashtu si Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi përpara tij, edhe Kadri Veseli u deklarua i pafajshëm për aktakuzën e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të konfirmuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Gjatë seancës së parë në Hagë, mbrojtja e Veselit tha se do të kërkojë lirimin e tij deri në nisjen e gjykimit. Veseli, që gjatë luftës ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dërgua në qendrën e paraburgimit në Hagë më 5 nëntor.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08