Partia Demokratike akuzon kundërshtarin politik se ka nisur kërcënimet ndaj qytetarëve apo përfaqësuesve të saj që kanë publikuar denoncime të blerjes apo manipulimit të votës. Kreu i këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka në një dalje për mediet solli rastin e një qytetari të kërcënuar, për shkak të denoncimit të tij publik.