Ish zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, James Rubin i konsideroi si shpifje pretendimet e hedhura në një artikull të 25 qershorit të vitit 1999 të gazetës amerikane, Neë York Times, ku Hashim Thaçi akuzohej si i lidhur me vrasjet e disa shqiptarëve në Kosovë për pushtet. Ruben dëshmoi para gjykatës speciale të Hagës. Ai u qëndroi komenteve të bëra në atë kohë, duke deklaruar se nuk kishte prova që të lidhnin vrasjet në fjalë më Hashim Thaçin, apo udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.