Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar për praninë e tre shtetasve rusë, në një kamp për stërvitje luftarake-taktike të shtetasve moldavë dhe rumunë në pjesën perëndimore të Serbisë, pranë Loznicës. “Nuk mund të them se ishte ndonjë shërbim rus, por kemi konstatuar praninë e tre shtetasve rusë në kampin Sunçana Reka, afër Loznicës’, tha presidenti serb në një konferencë për media në Beograd me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.