Kompania “Dominion Voting Systems” ka ngritur një padi kundër rrjetit “Fox Neës” për shpifje, duke e detyruar gjigantin televiziv amerikan ti paguajë miliona dollar. Gjykata njoftoi të mërkurën se dy palët kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes jashtë gjykatës. Një avokat i kompanisë Dominion tha se “Fox Neës” kishte rënë dakord të paguante shumën prej 787.5 milionë dollarësh. Marrëveshja e propozuar ende ka nevojë të marrë miratimin nga gjyqtari që mbikëqyr çështjen.