Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca, do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk ka pranuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie. Ai rezulton të jëtë i përfshirë në dosjën ‘Revanshi’. Ndrecës iu vëndosën prangat pasi doli në komunikime në lidhjë më kultivimin e drogës në qarkun e Lezhës. Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK, Armando Ndreca u arrestua nga Policia e Lezhës në lidhjë më një serrë ku kultivohej hashash.