Partia Demokratike akuzon Belinda Ballukun, zv.Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, se është në krye të skemave korruptive në sektorin e energjisë që shkojnë në qindra milionë euro. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se ka kallëzuar në SPAK zëvendëskryeministren, duke e akuzuar se ka 3 fishuar kostot e një projekti fotovoltaik në Digën e Zadejës, sipas të cilit kur kompania projektin e bën për privatin kushton 3 milionë euro, ndërsa kur i njëjti ndërtohet për shtetin, kostoja është mbi 8 milionë euro.