Në vazhdën e programit të punës, mbi nisjen e hetimeve në stabilimentet prodhuese, përpunuese dhe ambalazhuese të qumështit dhe nënprodukteve të tij, Autoriteti Kombëtar i Ushqimir bllokoi 112 kg djathë bebe të shkrirë. Përmes një njoftimi zyrtar, AKU shprehet se nga analizimi i produktit djathë bebe i shkrikë, i mostruar në stabilimentin e përpunimit “E”, rezultoi me përmbajtje të yndyrnave bimore.