Qindra qytetarë u mblodhën edhe këtë të dielë poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, në një protestë sensibilizuese, kundër arrestimit të tij. Këtë mbrëmje të pranishëm ishin folës nga profile të ndryshme, si aktorë, profesorë, shkrimtarë apo këngëtarë. Ndërkohë i fundit në radhë ishte Berisha, i cili mbajti fjalën e tij duke hedhur akuza të ndryshme ndaj kryeministrit Edi Rama. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.