Shoqëria Civile e sheh si precedent të rrezikshëm shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe kalimin e aseteve të saj tek Akademia e Shkencave. Aktivistët dhe studentët vizituan ambjentet e kësaj akademie nga ku u shprehën se një vendim i tillë me peshë të madhe akademike nuk mund të kalojë pa u konsultuar.