Aplikacioni ‘Aktivisti’ konsiderohet abuzim me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë nga shoqëria civile. Qëndresa Qytetare depozitoi ankimim në zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nën argumentin se nga monitorimi i këtij aplikacioni kanë konstatuar se në të janë bërë pjesë punonjës të administratës për t’i shërbyer fushatës së partisë në rrjetet sociale.