Top News – Aktakuza e Hagës/ Zbardhet e plotë nga gjykata
06/11/2020 15:15

Aktakuza ndaj ish presidentit të kosovës, Hashim Thaci, kryetarit të PDK Kadri Veseli, Shefit të grupit parlamentar të VV Rexhep Selimi dhe ish kryetarit e parlamentit, Jakup Krasniqi, është publikuar e plotë nga gjykata speciale, në një version të redaktuar, me gjithsej 68 faqe. Ata ngarkohen me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit si burgosjes, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, mes marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer në disa vende në Kosovë, por edhe në Kukës, Has dhe Cahan në Shqipëri “dhe u kryen nga anëtarë të “UÇK” kundër civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”. Viktimat ishin persona që shiheshin si kundërshtarë të UÇK-së; serbë, romë dhe ashkalinj; katolikë; civilë që dyshoheshin për bashkëpunim me autoritetet; shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të LDK ose partive të tjera; shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në etj. Nga marsi 1998 deri në shtator të 1999, të akuzuarit dhe kanë patur si qwllim të marrin kontrollin në gjithë Kosovën, me çdo mjet, përfshirë frikësimin, keqtrajtimin, dhunimin dhe eliminimin e kundershtareve”. Pjesëtarë të tjerë “të ndërmarrjes së përbashkët kriminale janë Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së”. Aktakuza pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, personalisht kanë marrë pjesë në “kërcënime, marrje në pyetje, keqtrajtimin dhe ndalimin e kundërshtarëve”. Në korrik 98, pas një sulmi të UÇK-së në Rahovec dhe rrethinë, ishin marrë peng civilë serbë, dhe në operacion ishin përfshirë, Thaçi, Veseli e Selimi.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48